Apokrif: fëmijëria e Jezusit sipas Tomës
I. Unë Tomë Izraeliti e shikoj të nevojshme t’u bëj të njohur gjithë vëllezërve të ardhur nga vendet pagane, të vërtetat e fëmijërisë dhe faktet e Zotit tonë Jezus, të bëra në këtë anën tonë ku ka lindur. Fillimi është sikundër vijon.
II. Jezusi e harabelat
1. Në moshën pesë vjeç ky fëmijë po luante në shtratin e një lumi: ai mblidhte në gropa ujërat që rridhnin e menjëherë i bënte të kulluar duke i urdhëruar me anë të fjalës së tij. Duke i dhënë formë argjilës së butë, ai bëri dymbëdhjetë zogj. Ishte një ditë e shtunë kur ai e bëri këtë. Kishte shumë fëmijë që luanin bashkë me të.
2. Një çifut duke parë gjithë sa bënte Jezusi duke luajtur të shtunën, shkoi menjëherë t’ia thotë babait të tij Jozefit : “Shiko që biri yt është te përroi; ka marrë argjilë e me atë ka formuar dymbëdhjetë zogjth, duke përdhosur të shtunën”.
3. Jozefi, i mori ata te vendi, pa dhe e qortoi atë duke thënë: “Pse i ke bërë këto gjëra të shtunën që s’është e lejuar t’i bësh?”. Por Jezusi duke përplasur duart, i thirri zogjve duke i thënë: “Shkoni”. E zogjtë fluturuan gjetiu duke cicëruar.
4. Me këtë pamje, çifutët, të shtangur, shkuan për t’i treguar të parëve të tyre çfarë kishin parë të bënte Jezusi.
III. Jezusi e biri i Anës
1. Ishte atje i pranishëm me Jozefin biri i shkruesit Anna, dhe mori një degë shelgu, e bëri të iknin ujërat që kishte mbledhur Jezusi.
2. Kur Jezusi pa atë që ndodhi, i fyer i tha atij: “I keq, i pashpirt e budalla! Çfarë të keqe të bënë gropat dhe ujërat? Ja, tani edhe ti do të thahesh si një pemë e nuk do të lëshosh as gjethe, as rrënjë, as fruta” *
* Në Ungjijtë kanonikë (Mc.XI 12-14; Mt. XXI 18-19), mallkimi i fikut.
3. Menjëherë ai djalë thahet i gjithë. Ndërsa Jezusi shkoi në shtëpinë e Jozefit. Prinderit e (djalit) te tharë filluan të qajnë moshën e tij të njomë ; E çuan te Jozefi dhe e qortuan atë : “Pse ke një djalë që bën të tilla gjëra ?”
IV. Jezusi i shtyrë nga një djalë.
1. Një herë tjetër shkonte për në fshat, kur një djalë, duke vrapuar u përplas në supin e tij. Jezusi, i irrituar, i tha atij : “Nuk do të vazhdosh rrugën tënde ?”. Dhe menjëherë ra i vdekur. Por disa, duke parë atë që ndodhi, thanë : “Nga vjen ky djalë, që çdo fjalë e tij përmbushet. ?”
2. Prindërit e të vdekurit, shkuan tek Jozefi, e qortuan atë duke i thënë : “Ti që ke një djalë si ky, nuk mund të banosh në fshat me ne; të paktën ti ta mësoje që të bekonte e jo të mallkonte. Ai, në të vërtetë, bëri të vdesin fëmijët tanë”.
V.
1. Jozefi, thirri djalin mënjanë, e qortoi atë duke I thënë: “Përse bën të tilla gjëra ? Ata do të vuajnë nga kjo, do na urrejnë, e do na përndjekin”. Jezusi u përgjigj : “Unë e di që këto fjalët e tua nuk janë të tuat. Megjithatë unë do të hesht ndaj teje ; por ato do të marrin ndëshkimin e tyre”. E menjëherë akuzuesit u bënë të verbër.
__________
* (Gj.XII 39-40, Por te Gjoni, verbimi është vetëm metaforik.
__________
2. Ata që e panë këtë, u tmerruan shumë, mbetën të shushatur, e thonin ndaj tij, se çdo fjalë që shqiptonte, e mirë ose e keqe të qe, bëhej një fakt i kryer. Dhe bënte një mrekulli. Duke parë që Jezusi kishte bërë një gjë të tillë, Jozefi u ngrit, i kapi atij veshin dhe i’a tërhoqi fort.
3. Djali atëherë u zëmërua e i tha atij: « Është mjaft tashmë për ty të kërkosh e të mos gjesh ! Me të vërtetë nuk ke vepruar me mend. Nuk e di që s’jam fëmija yt ? Mos më shkakto dhimbje !»
VI. Jezusi e kryemjeshtri
1. Një rabi me emrin Zakeo, që gjendej në ato anë, dëgjoi Jezusin që i thoshte këto fjalë babait të tij dhe u mrekullua shumë që, fëmija të fliste në atë mënyrë.
2. Dhe, pas pak ditësh, iu afrua Jozefit e i tha atij: “Ti ke një fëmijë të ditur të pajisur me inteligjencë. Ma beso mua atë, atje lart, me qëllim që t’i mësoj atij shkronjat. Me shkronjat, ai do mësojë çdo shkencë, e të nderojë të vjetrit dhe t’i respektojë ato si gjyshër e baballarë, dhe të dojë bashkëkohësit e tij”.
3. shpjegoi atij me kujdes e qartësi të madhe të gjitha gërmat, nga alfa deri tek omega. Por Jezusi, duke ngulur vështrimin mbi rabinin Zakeo, i tha atij : « Ti që nuk di natyrën e alfës, si mundesh t’u mësosh të tjerëve betën ? Hipokrit ! Në se ti e di atë, jep mësim për alfën përpara, pastaj do të besojmë në lidhje me betën». Filloi pastaj ta pyesë maestron për germën e parë, por ai nuk diti t’i përgjigjej atij.
4. Në prani të shumë njerëzve, fëmija i tha atëherë Zakeos : « Dëgjo, mjeshtër, formimin e germës së parë : shiko se si ajo ka dy linja, të bashkuara në një vizë, që ti mund t’i shikosh së bashku divergjuese dhe konvergjuese, që zbresin e vrapojnë në fund, të bashkuara në kulm, tre shenja të të njëjtit tip, të përpjesëtuara, të bashkuara së bashku, të së njëjtës masë : Të tilla janë linjat që ka alfa α, ω,
Vll.
1. Kur maestro dëgjoi djalin të demonstrojë kaq alegori rreth gërmës së parë, mbeti i hutuar përpara thellësisë së përgjigjes dhe mësimit të tij, dhe u tha të pranishmëve. « I mjeri unë ! Kam qenë i hutuar, jam i mjeruar, duke i shkaktar vetes një turp të tillë, kur ftova këtë fëmijë.
2. Merreni atë, prandaj, kërkoj falje, vëlla Jozef. Nuk mundem ta mbaj rreptësinë e vështrimit të tij, nuk di si t’i shpjegoj fjalët e tij. Ky fëmi nuk ka lindur në këtë tokë : Ai mund të zotërojë deri zjarrin ! Ndoshta ka lindur përpara krijimit të botës. Cili bark e ka mbajtur e cili gji e ka ushqyer ? Unë këtë s’e di. I mjeri unë, miku im. Më bën të iki nga mendja. Nuk mundem më të qëndroj përmbas inteligjencës së tij. Ndjehem viktimë, tre herë fatkeq ! Kërkova që të kisha një dishepull dhe zbulova se kisha një mjeshtër !
3. Mendoj për turpin tim, miqtë e mij, sepse i vjetër siç jam, u tejkalova prej një fëmije. Nuk më mbetet gjë tjetër veç dëshpërimit e vdekjes, nga shkaku i këtij fëmije, sepse në këtë moment nuk mundem ta shikoj atë në fytyrë. E kur të gjithë do të thonë që jam lënë mbrapa nga një fëmjë, çfarë do të mund të pëgjigjem ? E çfarë do mund të them pas asaj që më tha rreth linjave të germës së parë ? Nuk di, miq, përse për të, nuk kuptoj as fillimin, as fundin.
4. Të përgjërohem, pra, vëlla Jozef, merre atë në shtëpinë tënde. Ky, në të vërtetë, është një person Madhor: ose një zot ose një engjëll ose nuk di si ta quaj atë »
Vlll.
1. Ndërkohë që Judejtë ngushëllonin Zakeon, vogëlushi qeshi fort, e tha : «Tani të marrin frut gjërat që të ndodhën ty e të hapin sytë ata që janë të verbër në zemër. Unë kam ardhur nga lart për t’i qortuar ata e për t’i ftuar në gjërat e sipërme, ashtu si më ka urdhëruar ai që më ka dërguar për shkakun tuaj ».
2. Kur fëmija pushoi së foluri, ata që kishin rënë nën mallkimin e tij u shëruan të gjithë. Qysh atëherë, askush nuk guxoi më ta provokonte atë, që mos të mallkohej prej tij dhe për mos të mbetur i verbër.
lX. Jezusi luan mbi tarracë.
1. Ca dit më pas, ndërs Jezusi luante mbi tarracën e një çatie, një nga kalamajtë që luanin me të ra nga tarraca e vdiq. Duke parë këtë të gjithë kalamajtë e tjerë vrapojnë e Jezusi ngeli vetëm.
2. Prindërit e të vdekurit që erdhën, e akuzonin atë se e kishte hedhur poshtë. Jezusi i tha:
- Unë s’e kam hedhur poshtë aspak. Por këta e keqtrajtuan atë.
3. Jezusi atëherë, zbriti me nxitim poshtë nga çatia, ndaloi pranë kufomës së djalit e tha me zë të lartë : “Zenone (ky ishte emri i tij) çohu e më thuaj: jam unë që të hodha poshtë?”. E menjëherë, u ngrit, u përgjigj : “Jo Zotëri, ti nuk më ke hedhur poshtë, por më ke kthyer në jetë”
Të pranishmit mbetën të habitur, ndërkohë prindërit e djalit mbuluan me lavdi Zotin për shenjën e dhënë, dhe adhuruan Jezusin.
X. Jezusi dhe djali i plagosur
1. Pak ditë më pas, një djalë po çante dru në lagje, meqë i ra sëpata dhe i preu drurin e këmbës; humbi shumë gjak dhe ishte duke vdekur.
2. Duke pas shpërthyer një rrëmujë e një dyndje njerzish, vrapoi atje dhe vogëlushi Jezus. Hapet me forcë një vendkalimi mespërmes turmës, kapi këmbën e djalit të goditur dhe menjëherë e shëroi; dhe i thotë djalit: “Tani ngrihu, prit dru dhe më kujto mua”.
Duke parë çfarë kishte ndodhur, turma adhuroi fëmijën e tha: “Te ky fëmijë banon me të vërtetë Shpirti i Zotit”
XI. Jezusi mban ujin në pallto
1. Kur ishte shtatë vjeç, nëna e tij i dha atij një amforë dhe e dërgoi të nxjerrë ujë e ta sillte në shtëpi. Por Jezusi u përplas midis turmës dhe e theu amforën.
2. Ai atëherë shpalosi pallton që kishte hedhur prapa, e mbushi me ujë dhe i’a çoi nënës së tij.
3. Duke parë shenjën që kishte ngjarë, nëna e përqafoi atë, dhe ruajti brenda vetes, misteret që ajo i shikonte të bënte ai.
XII. Jezusi mbjell.
1. Një herë tjetër, në kohën e mbjelljes, fëmija doli me babain e tij për të mbjellë grurë në tokë. Ndërsa babai i tij mbillte, edhe vogëlushi Jezus mbolli një kokërr gruri.
2. Kur shkuan për ta korrur dhe ta godisnin në oborr, ajo kokrra e grurit bëri njëqin duaj ; thirri atëherë në oborr të gjithë të varfrit e fshatit dhe i gostiti ata me grurin. Pjesën tjetër të grurit i’a dërgoi Jozefit. Kur bëri këtë veprim ishte tetë vjeç.
XIII. Jezusi ndihmon babain
1. Babai i tij ishte marangoz, dhe në këtë kohë, bënte parmenda dhe kularë, Një njeri i pasur i urdhëroi ato për të bërë një krevat. Por një nga dërrasat, ajo transversalja, ishte shumë e shkurtër e Jozefi nuk dinte çfarë të bënte.
Fëmija Jezus i tha atëherë babait të tij Jozefit : “Vendosi për tokë dy dërrasat dhe barazoi ato nga njëra anë”.
2. Jozefi bëri si i tha djali : Jezusi vendoset nga ana tjetër, e kapi dërrasën më të shkurtër dhe e tërhoqi nga vetja, duke e bërë atë të barabartë me tjetrën. Nga kjo pamje babai i tij Jozefi, mbeti i trullosur, e mori në krah djalin dhe e puthi duke thirrur : “Jam i lumtur, sepse Zoti më ka dhënë këtë djalë !”
XIV. Jezusi e mjeshtri i dytë.
1. Atëherë, Jozefi duke parë se gjykimi dhe mosha e djalit piqeshin, vendosi përsëri që mos të mbeste i paditur në shkrim dhe, e çoi atë tek një mjeshtër tjetër, e i’a besoi atij.
2. Mjeshtri i tha Jozefit : “Do t’i mësoj atij në fillim germat greke e më vonë ato hebraiket” Mjeshtri, në fakt, e njihte zgjuarsinë e djalit e kishte frikë prej tij. Megjithatë e shkroi alfabetin dhe u morë me të një kohë të gjatë me kujdes; por Jezusi s’jepte kurrë përgjigje.
3. Jezusi i tha atij : “Nëse me të vërtetë je një mjeshtër dhe i njeh mirë germat, më thuaj vlerën e alfës dhe unë do të them atë të betës” Por mjeshtri fyhet dhe e goditi atë në kokë: djali ndjeu dhimbje dhe e mallkoi atë. Menjëherë atij i ra të fikët e ra copash në tokë.
4. Dhe djali nuk u kthye në shtëpi te Jozefi. Por Jozefi u pikëllua nga kjo dhe urdhëroi nënën e tij : “Mos e lër atë të dalë jashtë portës, sepse të gjithë ato që e ngacmojnë atë, vdesin”.
XV. Jezusi e mjeshtri i tretë.
1. Ca kohë më pas, një mësues tjetër që ishte një mik i afërt i Jozefit, i thotë atij: “Sille djalin te shkolla ime; ndoshta me shumë kujdes do arrijë t’i mësojë atij gërmat”, Jozefi i përgjigjet : “ Nëse nuk ke asnjë frikë, vëlla, merre atë me vete”. E mori atë me frikë të madhe e me kujdes, por fëmija e ndoqi me kënaqësi.
2. I vendosur hyri në shkollë, gjeti një vend të lirë mbi pupitër: e mori atë e nuk i lexoi gërmat që ishin aty, por hapi gojën e foli i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë duke u mësuar Ligjin atyre që i rrinin përqark dhe e dëgjonin.
Vërejti një turmë të madhe njerëzish që e qarkoi duke e dëgjuar e habitur nga eleganca e mësimit të tij, dhe nga mprehtësia e fjalëve të tij, për faktin që, fëmijë siç ishte, të fliste në atë mënyrë.
3. Duke qenë në dijeni të tij, Jozefi pati frikë dhe vrapoi në shkollë duke pasur frikë se, edhe ky mësues të ishte i pazoti. Por mësuesi i tha Jozefit : “Dije, vëlla, se unë e kam marrë këtë djalë si një nxënës, por ai është plot hir dhe dituri. Dhe tani të lutem, vëlla, rimerre në shtëpinë tënde”.
4. Duke dëgjuar këtë, fëmija buzëqeshi e i tha atij : “Meqenëse ke folur me ndershmëri dhe ke dhënë një dëshmi të drejtë, për dashurinë tënde, edhe ai që u godit, do të shërohet”. E menjëherë mësuesi tjetër u shërua. E Jozefi e mori djalin dhe u kthye në shtëpinë e tij.
XVI. Jezusi e Jakobi.
Jozefi e dërgoi më vonë djalin e tij Jakobin për të mbledhur dru e për t’i sjellë ato në shtëpi; dhe atë e ndoqi fëmija Jezus.
Menjëherë sapo Jakobi i mori drutë, një nepërkë i kafshoi atij dorën; i lënduar, ishte gati duke vdekur, kur atij ju afrua Jezusi : i fryu mbi kafshimin, e dhembja menjëherë pushoi. Nepërka plasi, e Jakobi u shërua në çast.
XVII. Jezusi ringjall një fëmijë
Pas këtyre gjërave, në mëhallën e Jozefit, një fëmijë ra i sëmurë e vdiq: nëna e tij qante e dëshpëruar. Bëhej një vajtim e çorodi e madhe, Jezusi vrapoi shpejt : e gjeti fëmijën të vdekur, i vuri atij një dorë mbi kraharor e i tha : “Të them ty, djalë, mos vdis, por jeto e rri me nënën tënde”. Menjëherë ngriti vështrimin e buzëqeshi. I tha pastaj gruas : “Merre atë, jepi qumësht, e kujtohu për mua”.
Në një pamje të tillë, turma përreth mbeti e mahnitur, e tha : “Me të vërtetë! Ky fëmijë, është një Zot ose një engjëll i Zotit, meqenëse çdo fjalë e tij është një fakt i përmbushur”.
Jezusi pastaj doli që aty e nisi të luaj me fëmijët e tjerë.
XVIII. Jezusi ringjall një punëtor.
Mbas një farë kohe, po ndërtonte një shtëpi, kur u ndje një potere; e Jezusi u ngrit e shkoi atje. Pa një burrë që shtrihej i vdekur, i’a mori atij dorën e tha: “Të them ty, njeri, ngrihu e bëj punën tënde”. E përnjëherësh u ngrit dhe e adhuroi atë.
1. Nga kjo pamje, turma u shtang e tha : “Ky djalë është i qiellit ! Meqenëse ka shpëtuar shumë shpirtra nga vdekja, E mund të na shpëtojë prej sajë përgjithmonë”.
XIX. Jezusi në tempull.
1. Kur kishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkonin, sipas zakonit, në Jerusalem për festën e Pashkëve me furgonin e tyre e pas Pashkëve ktheheshin në shtëpi. Në kthim, fëmija Jezus bëri mbrapa për në Jerusalem, ndërsa prindërit e tij menduan se ai do të ishte në furgon.
2. Pasi kishin përshkuar një ditë rrugë, e kërkuan tek kushërinjtë e tyre dhe, duke mos e gjetur, u pikëlluan e u kthyen përsëri në qytet në kërkim të tij.
Pas tre ditësh, atë e gjetën në tempull të ulur në mes të mjeshtërve ndërsa i dëgjonte edhe u bënte atyre pyetje.
Të gjithë e dëgjonin e shushateshin që, fëmijë siç ishte, t’i mbyllte gojën të vjetërve e mjeshtërve të popullit, duke interpretuar çështjet themelore të ligjit e alegoritë e profetëve.
3. Nëna e tij Maria ju afrua e i tha : “Bir, pse na e bëre këtë ? Ne të kërkuam, të dërrmuar”. Jezusi i’u përgjegj atyre :”Përse më kërkuat ? Nuk e dini që duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?”.
4. Atëherë shkruesit dhe farisenjtë e pyetën atë : “Ti je nëna e këtij fëmije?”. “Unë jam” u përgjigj ajo. I thanë asaj akoma: “E Bekuar ti midis grave, sepse Zoti ka bekuar frytin e gjirit tënd. Ne, në të vërtetë, nuk kemi parë kurrë, as dhe dëgjuar një të tillë lavdi, virtyt e dituri”.
5. E Jezusi, u ngrit, ndoqi nënën e tij dhe ishte i bindur ndaj prindërve të tyre. E nëna e tij ruajti kujtimin e gjithë këtyre ngjarjeve. Ndërkaq Jezusi rritej në dituri, në shtat, në hir.
Atij i qoftë lavdia në shekuj të shekujve. Amin
No comments:
Post a Comment